Flash News

POLITIKOFF

Aktorja legjendare ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare

Aktorja legjendare ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare

Aktorja Eileen Ryan u nda nga jeta të dielën në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi të hënën një zëdhënës i familjes së famshme të yllit. Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn, 62 vjeç dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40-vjeçare, si dhe muzikantit Michael Penn, 64 vjeç.

Aktorja legjendare ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare

Gjatë gjithë karrierës së saj prej dekadash, artistja me shumë talente u shfaq në mbi 60 filma dhe shfaqje televizive. Filmat e saj më të njohur përfshijnë "Feast" (2005), "Parenthood" (1989), "Eight Legged Freaks" (2002), "Magnolia" (1999) dhe "All the King's Men" (2006), megjithëse ajo u shfaq gjithashtu në disa nga projektet e djemve të saj, duke përfshirë "At Close Range" (1986), "I Am Sam" (2001), "The Indian Runner" (1991) dhe "The Crossing Guard" (1995).

Aktorja legjendare ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare

Në ekranin e vogël, ajo interpretoi rolet si e ftuar në shfaqje si "The Twilight Zone", "Bonanza", "Little House on the Preirie", "NYPD Blue", "ER", "CSI: Crime Scene Investigation", "Private Practice, "Ally McBeal" dhe "Grey's Anatomy", ndër shumë të tjera.

Të fundit