Flash News

POLITIKOFF

Aktorja tregon se si shpëtoi tërmetit shkatërrimtar në Izmir

Aktorja tregon se si shpëtoi tërmetit shkatërrimtar në Izmir

Para disa ditësh, Turqia është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë disa viktima dhe qindra të plagosur e dëme materiale.

Qyteti i Izmirit u godit nga një tërmet sme magnitutë 6.6 dhe në këtë qytet ditët e fundit ndodhej edhe aktorja turke Serenay Sarikaya, shumë e njohur në Turqi por dhe në shumë vende të botës.

Në një postim në Twitter, ajo tregon se në momentin që ndodhi tërmeti, ishte me të ëmën duke u kthyer për në Stamboll. Sarikaya u shpreh se për njerëzit është e pabesueshme kjo që ndodhi:

“Kur ra tërmeti në Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju.”

 

Të fundit