Flash News

POLITIKOFF

Aktroi pranë tij, Elvana Gjata e hidhëruar pas ndarjes nga jeta të Koço Devoles: E lumtur që të kam njohur

Aktroi pranë tij, Elvana Gjata e hidhëruar pas ndarjes nga jeta

Mëngjesin e sotëm ndërroi jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koço Devole, pas një beteje disa ditore me Covid-19.

Për lajmin e trishtë kanë reaguar figura të njohura të jetës politike në vend po gjithashtu dhe miq e kolegë të aktorit.

Edhe këngëtarja shqipatare Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles.

Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi ‘Dy gisht mjalt” ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer. Më pas ka shkruar dhe një mesazh ngushëllimi me fjalë prekëse.

“Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje…U prehsh në paqe mjeshtër!”-shkruan Elvana.

Aktroi pranë tij, Elvana Gjata e hidhëruar pas ndarjes nga jeta

Aktroi pranë tij, Elvana Gjata e hidhëruar pas ndarjes nga jeta

Të fundit