Flash News

POLITIKOFF

Akuzat për postin në ministri/ Marjola Kaçani dhe Aurela Gaçe i dalin në mbrojtje Eli Farës: Ke duruar shumë

Akuzat për postin në ministri/ Marjola Kaçani dhe Aurela

Këngëtarja Aurela Gaçe i ka dalë në mbrojtje mikeshës dhe koleges së saj, Eli Farës, pas akuzave nga disa media se kishte punuar si drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit kur kjo ministri drejtohej nga Fatmir Mediu dhe kishte udhëtuar jashtë Shqipërisë me paratë e buxhetit të shtetit.

Duke replikuar në reagimin e Eli Farës në rrjetet sociale, Aurela Gaçe shprehet se mikja e saj ka duruar dhe ka heshtur përballë shumë sulmeve dhe shkrimeve, por kësaj here akuzat ishin mbi çdo cak njerëzor. Aurela Gaçe nuk i kursen kritikat ndaj medias ku shprehet se këto të fundit thjesht bëjnë "copy-paste" një lajm dhe as nuk pyesin dhe as faktojnë.

"Eli Fara e kam thene shpesh edhe hapur qe kush te njeh ty eshte me fat. Une jam nje nga ata njerez qe kam marre nga miresia jote, nga njerzilleku ,nga fisnikeria, nga besnikeria jote. Ke duruar shume,shume here,ne shume raste, ke heshtur perballe shkrimeve, sulmeve. Kete here, ishte mbi cdo cak njerezor. Duhet te dish se ata qe te duan,te duan edhe kete se ndryshon asnje shpifje.

Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu eshte i afte te vrase e te dhunoje nje tjeter njeri,që ketu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më cudit fakti që gazetaria thjeshte ben copy paste nje lajm. As ketkojne fakte,as pyesin,thjeshte shperndajne helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirteror qe mund ti shkaktojne dikujt." shkruan Aurla Gaçe.

Gjithashtu, edhe kolegja tjetër Marjola Kaçani i ka dalë në mbrojtje Eli Farës, pasi shprehet se i vjen keq që një artiste me shumë vlera, si këngëtarja korçare cënohet kaq rëndë.

"Fatkeqesisht jetojme ne nje bote ku shpikja tallja ligesia dhe e ndyra reklamohen dhe perqafohen me se shumti.Me vjen vertet keq ku arrihet qe nje artist me kaq vlera te cenohet kaq rende me apo pa te drejte ku hidhet direkt ne treg portalesh vetem e vetem per te marr ca klikime. Mos u merzit e dashur ke qendruar dhe po qendron ikon ne kete bote" shkruan Marjola Kaçani.

Kujtojmë se në reagimin e saj, Këngëtarja Eli Fara përgënjeshtronte lahmet e publikuara nga disa media, teksa theksonte se nuk ka firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë. 

Akuzat për postin në ministri/ Marjola Kaçani dhe AurelaAkuzat për postin në ministri/ Marjola Kaçani dhe AurelaAkuzat për postin në ministri/ Marjola Kaçani dhe Aurela

Të fundit