Flash News

POLITIKOFF

Akuzohen për konsumim kokaine, ministri francez kërkon skualifikimin e Maneskin si fitues të Eurovision

Akuzohen për konsumim kokaine, ministri francez kërkon skualifikimin e

Gjatë transmetimit të finales së "Eurovision 2021" lideri i grupit Maneskin, Damiano David u pa teksa përkuli kokën në tavolinën ku po rrinte gjithë delegacioni italian dhe kjo video u bë virale në rrjet teksa e akuzonin Damioanin se po konsumonte alkool.

Vetë grupi tregoi gatishmëri vullnetare që në momentin e parë të testoheshin. Gjatë konferencës për shtyp direkt pas shpalljes së fitores, Damiano tregoi se një nga miqtë e tij të grupit kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham.

“Thomas (kitaristi i grupit) theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, tha në konferencën për shtyp Damiano. Më pas grupi bëri një postim në Instagram, ku u shprehën të gatshëm të bëjnë edhe test për të vërtetuar nëse kanë konsumuar drogë apo jo.

Ministri Francez për Europën, Clement Beaune, ka kërkuar transparencë për këtë rast. Sipas tij nëse vërtetohet se solisti i grupit ka konsumuar kokainë, ata duhet të skualifikohen menjëherë.

“Mendoj se nuk ka nevojë për dyshim këtu dhe duhet transparencë e plotë. Nëse ka një problem, ka ndëshkime. Janë bërë masa sanksionuese, përfshirë skualifikimin e mundshëm në rast të problemeve”, është shprehur ministri francez, i cili ishte dhe vetë i pranishëm në “Eurovision”.

Të fundit