Flash News

POLITIKOFF

Akuzohet se ka përdhunuar të miturën, reagon Gjiko: Sajesë

Akuzohet se ka përdhunuar të miturën, reagon Gjiko: Sajesë

Reperi Gjiko nga Kosova, është duke kaluar në një situatë delikate dhe të vështirë pasi emri i tij është përfshirë në akuzat për përdhunimin e një të miture.

Asdren Gjikolli akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Mediat kosovare raportuan se reperi ka mashtruar të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë reperi, i cili përmes një postimi në Instastory thotë se e gjithë kjo histori është e sajuar, sipas tij. Reperi u shpreh se nuk e ka mashtruar askënd as nuk i ka premtuar askujt karrierë.

Gjithashtu shtoi se ka përgatitur dy paditë e para dhe beson që drejtësia do t’ia nxjerrë në pah të vërtetën.

Postimi i plotë i reperit:

TË NDERUAR FAMILJAR DHE MIQ, GJATË KËTYRE DITËVE, UNË DHE FAMILJA IME JEMI PËRBALLUR ME NJË TË PA-VËRTETË TË SAJUAR. UNË NUK KAM DHUNUAR ASKËND, E LERE MË NJË VAJZË 15 VJEÇARE.

NUK KAM MASHTRUAR E AS NUK KAM PREMTUAR KARRIERË, E AS NUK I KAM DHENË NJË TË MITURE SUBSTSTANCA NARKOTIKE. FAMILJA IME ËSHTË SHUMË NË RREGULL SEPSE E DINË QË KJO GJË ËSHTË E SAJUAR. UNË SOT, PËRMES SHOQËRISË SË AVOKATISË ………… KAM PËRGATITUR DY PADITË E PARA.

UNË BESOJ SE DREJTËSIA DO TA NXJERR NË PAH PASTËRTINË TIME. NË FUND, DUA T’JU FALËNDEROJ TË GJITHË ATA FAMILJAR DHE MIQ QË KANË GJETUR KOHË TË MË MBËSHTESIN, E UNË ASHTU SIÇ NUK JU KAM KORRITË KURR NUK KAM ME JU KORRITË AS NË TË ARDHMEN. I JUAJI GJIKO”.

Akuzohet se ka përdhunuar të miturën, reagon Gjiko: SajesëAkuzohet se ka përdhunuar të miturën, reagon Gjiko: Sajesë

Të fundit