Flash News

POLITIKOFF

Akuzoi Einxhelin që i vodhi idenë, Rudina sqaron deklaratën

Akuzoi Einxhelin që i vodhi idenë, Rudina sqaron deklaratën

Disa javë më parë, Rudina Dembacaj ironizoi nismën e Einxhel Shkirës, e cila kishte shprehur dëshirën për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura. Rudina tha se këtë nismë e kishte ndërmarrë ajo e para.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjesi! Që të kuptohemi jam shumë e lumtur për çdo iniciativë për vepra të mira! Zot u shtofshin! Mbrojtja e ideve është gjithashtu vepër e mirë, në respekt të kujtdo”, shkroi ato ditë aktorja.

Mdërkohë, mbrëmë në “Goca dhe Gra”, ishte e ftuar Rudina ku dhe sqaroi për herë të parë deklaratën e saj. “Nuk kishte ndonjë përplasje ama në momentin që u shfaq në TV unë pashë që Einxhel kishte thënë ose në Big Brother ishte thënë që është projekti i jashtëzakonshëm, i padëgjuar, një koment i tërë ku flitej se ky projekt nuk ishte bërë asnjëherë, ndërkohë që unë e kisha shfaqur 1-2 vite më para në Instagram. Nuk e kam thënë që po bën një plagjiaturë, unë thashë u shtofshin projekte të tilla. Içik të kruhem e kam qejf”, tha aktorja.

Të fundit