Flash News

POLITIKOFF

Alban Ramosaj ironizon Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Alban Ramosaj ironizon Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Së fundmi, një llogari në rrjetet sociale (që tashmë është mbyllur) ka kritikuar Alban Ramosajn për udhëtimet e tij luksoze. Këngëtari i është përgjigjur këtij komenti dhe mesa duket është një ironi për Borën dhe Donaldin.

“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”,- komenton Albani dhe kjo është marrë nga fansat si ironi për Borën dhe Donaldin.

Kujtojmë se Bora Zemani ka mbi 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, si dhe ditë më parë ishte në Vjenë, ku u tha se ishte takuar fshehurazi me ish-të dashurin e saj Donaldin. Nga ana tjetër 4 shtëpitë që Albani përmend janë ato që Donaldi premtoi se do të ndërtonte me paratë e tij, menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

Dhe pikërisht këto shtëpi do të ishin dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë, ashtu siç Albani i përmend në komentin e tij ironizues.

Alban Ramosaj ironizon Bora Zemanin dhe Donald Veshajn

Të fundit