Flash News

POLITIKOFF

Albërije Hadërgjonaj flet për Trixën: Kanë përfituar nga ajo. Kur një burrë nuk të respekton, nuk të meriton

Albërije Hadërgjonaj flet për Trixën: Kanë

Albërije Hadërgjonaj ka qenë mbrëmë e ftuar në "Goca dhe Gra", ku ndër të tjera, ajo ka folur dhe për mbesën e saj, Beatrixën, e cila kaloi një histori të ndërlikuar dashurie me Donaldin në BBV.

Ky i fundit vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Trixën, pasi la shtëpinë e BBV, pas natës finale. Këngëtarja tha se nga Beatrix kanë përfituar të gjithë, pasi ajo është shumë e brishtë dhe pa eksperienca, por jo të gjithë burrat janë të mirë.

“Beatrix është një vajzë e butë e çiltër dhe naive. Por ka një karakter të fortë, i ka ngjarë babait të saj të ndjerë. Unë i kam bërë disa këngë dhe dua të sjell të gjithë atë që ka kaluar, në etapa. Është momenti për të, se kanë përfituar të gjithë. Dua ta mbyll këtë temë, si teze dhe si artiste në radhë të parë. Mendoj historia e Big Brother doli jashtë kontrollit, mori norma të papritshme dhe Beatrix përveçse shumë e brishtë, është vajzë pa eksperienca. Kemi gra të buta në familje, nuk janë të gjitha të forta. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë. Kjo nuk ishte ndonjë gjë… Jeta është një dhuratë, duhet të ngrihemi ta bëjmë atë të bukur për veten tonë, për askënd tjetër. Nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Jo të gjithë burrat janë të mirë”,- tha Albërija.

Të fundit