Flash News

POLITIKOFF

Albumi i Bebe Rexhës, aktualisht i pesti më i dëgjuari në botë

Albumi i Bebe Rexhës, aktualisht i pesti më i dëgjuari në

Bebe Rexha ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë, të titulluar “Bebe”. Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton. Menjëherë pasi ka dalë në shitje, albumi i artistes ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës.

Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes. E lumtur për suksesin, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Twitter këtë sukses, duke qenë falënderuese ndaj të gjithë atyre që e mbështetën albumin e saj të ri.

Ky album i pason dy albumeve shumë të suksesshme të artistes shqiptare, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Të fundit