Flash News

POLITIKOFF

Aleksandër Gjoka probleme shëndetësore, lë koncertin në mes dhe e nisin për spital

Aleksandër Gjoka probleme shëndetësore, lë koncertin në

Këngëtari Aleksandër Gjoka është përballur me disa probleme shëndetësore teksa ka qenë duke dhënë një koncert në Berat. Është mësuar se Gjoka ka pasur luhatje tensioni dhe nuk ka mundur ta përfundojë koncertin.

Më pas, këngëtari është dërguar në spitalin rajonal të Beratit dhe ka bërë vizitat e nevojshme dhe më pas ka lënë spitalin kur është ndjerë më mirë.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e djeshme në Pedonalen e Beratit, së bashku me këngëtarët Redon Makashin dhe Elton Deda.

Të fundit