
Flash News
Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
Ultimatumi i Ramës: Të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar
Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
Rama shënjestron sërish prokuroren Shkodrës: Gjeli hartoi ese filozofike me pafajësinë e ndërtimit pa leje
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
Alina e Kubës: Film për historinë e vajzës së Fidel Castros
Filmi tregon për jetën e vajzës jashtë martese të udhëheqësit të revolucionit kuban Fidel Castro, Alina, e cila shpreson që filmi t’i sjellë publikut nga afër realitetin e ashpër të socializmit kuban.
Pak para fillimit të xhirimeve Alina Fernández Revuelta i tha revistës online të kubanezëve në mërgim "CiberCuba", se ajo pret që filmi të jetë më shumë se sa një biografi: "Unë mendoj se do të ishte mirë që pasi të shohë filmin, publiku të ndiejë se ka mësuar diçka”.
"Për mua ka prioritet që të flas për Kubën”. Alina Fernández Revuelta mendon të kritikojë ashpër sistemin politik të krijuar nga i ati në ishullin e Karaibeve, pas revolucionit.
Grua mjeku dhe rebele
Dikur Alina e adhuronte shumë të atin, heroin e revolucionit. Po le ta tregojmë historinë me radhë. E ëma e saj, Natalia "Naty" Revuelta Clews vinte nga familje e kamur. Ajo ishte grua e zgjuar dhe e njohur në qytet për bukurinë e saj, gjë që nuk duhet t'i ketë shpëtuar Fidel Castros së ri. Për herë të parë ata u takuan në nëntor 1952 gjatë një aktiviteti të organizuar në Universitetin e Havanës. Castro në atë kohë ishte ende i panjohur. Gjë që do të ndryshonte vetëm disa muaj më vonë: Më 26 korrik 1953, ai së bashku me ithtarët e tij u ngritën kundër presidentit diktatorial Fulgencio Batista dhe pushtuan kazermën Moncada në Santiago, repartin e dytë më të madh ushtarak të Kubës.
Përpjekja për puç dështoi, por Castro u bë i njohur brenda natës. Së bashku me rebelë të tjerë ai u fut në burg por u lirua një vit më vonë gjatë një amnestie të përgjithshme – dhe vendosi sërish kontakt me Naty-n. Megjithëse të martuar me partnerë të tjerë, ata ranë në dashuri dhe nga si rrjedhojë më 19 mars 1956 lindi Alina. Në atë kohë Fideli gjendej në Meksikë, ku bënte plane për revolucionin dhe ku u njoh me ErnestoChe Guevara-n. Por kjo është një tjetër histori.
Si u kthye Alina në antikomuniste
Castro e njohu vajzën e vogël, të vetmen bijë mes tetë fëmijëve, vetëm pas rrëzimit të Batistas në janar 1959 – pas marshimit të tij fitimtar në Havanë. Alina vetë ishte dhjetë vjeç kur mësoi se bashkëshorti i së ëmës, kirurgu i njohur i zemrës, Orlando Fernández, nuk ishte babai i saj biologjik. "Ndihesha sikur një shkop magjik të më kishte kthyer në princesë”, shkruante ajo më vonë në kujtimet e saj. Ajo iu lut të ëmës: "Mami, merre menjëherë në telefon, unë kam kaq shumë gjëra për t'i treguar.”
Por ndërkohë që Naty Revuelta-s kishte hequr dorë nga jeta e mirë si bashkëshorte e një mjeku dhe kishte shitur bizhuteritë në mënyrë që Castro të blinte armë për revolucionin, adhurimi i Alinas për ish-heroin e revolucionit filloi të merrte të krisura.
Kur ishte fëmijë asaj i ishte dashur të luftonte që Fideli ta lejonte të mbante mbiemrin Castros, por kur ky më në fund e lejoi, ajo nuk e donte më. Castro e pranoi të bijën, por sipas revistës "Foreign Policy", ajo ka qenë më e afërt me të ungjin, xhaxha Raúlin: Ai ishte një nga ata tek i cili mund të shkoje në çdo kohë për të kërkuar ndihmë, kur njeriu kishte ndonjë problem praktik… Fideli nuk ishte i gatshëm për të ndihmuar." Ajo ndihej e kontrolluar dhe nën presion nga i ati dhe filloi të vuante gjithnjë e më shumë nga regjimi "Socialismo o Muerte" (Socializëm ose Vdekje) që sundonte në Kubë.
Shumë përpjekje për të gjetur punë në Kubëdështuan për shkak të rebelimit të saj kundër sistemit politik: Ajo u shkarkua. Përpjekjet e herëpashershme për të udhëtuar jashtë vendit refuzoheshin të gjitha nga i ati. Në vitin 1993 Alina Fernández arriti të arratisej. Me paruke në kokë dhe pasaportën e një spanjolleje ajo hipi në një avion që shkonte për Madrid dhe u vendos më vonë në Miami, ashtu si shumë kubanezë në mërgim.
Atje ajo luftoi me forcë për të arratisurit e tjerë nga vendi i saj dhe demostronte kundër regjimit të Castros. U deshën të kalonin 21 vjet, derisa Alina Fernández të shkelte sërish në tokën kubane, për të vizituar të ëmën e sëmurë, e cila ndërroi jetë një vit më vonë.
Alina Fernández u beson producentëve të filmit
Tani që jeta e saj do të tregohet në ekranet e kinemave, ajo u impresionua shumë nga ndarja e roleve në filmin "Alina of Cuba", megjithëse sipas deklaratës së saj, deri tani ajo ka qenë përfshirë pak në procesin filmik, duke qenë këshilltare e tij.
Aktori amerikan James Franco (44) do të luajë të atin, Fidel Castro, argjentinasja Mía Maestro do të luajë të ëmën. Ajo vetë do të luhet nga Ana Villafañe, e lindur në Miami nga një kubaneze dhe një salvadorian.
"Jam shumë e kënaqur me zënien e roleve, dhe Ana Villafañe është një aktore e mrekullueshme. Unë mendoj se ajo do të jetë zbulimi i vërtetë i këtij filmi,” thotë Alina Fernández e vërtetë.
Regjisor i filminit me buxhet të ulet është spanjolli Miguel Bardem, një farefis i aktorit të famshëm ndërkombëtar, Javier Bardem. Meqenëse nuk është e mundur që xhirimet të zhvillohen në Kubë, prodhuesit e filmit janë duke kërkuar në Kolumbi për arkitekturë koloniale që mund të ringjallë në film Havanën e epokës së Castros.
Megjithëse skenari i shkruajtur nga José Rivera, një nga pretendentët për titullin Oskar (2004 për "Udhëtimi i Che-së së ri") dhe nga marrësi i çmimit Pulitzer Nilo Cruz, bazohet në librin e kujtimeve të Alinës me titull "Alina: Memorias de la Hija Rebelde de Fidel" (Kujtimet e vajzës rebele të Fidelit") botuar në vitin 1997, filmi nuk ndjek librin. "Unë kam folur orë të tëra me regjisorin, por autorët e skenarit kanë pasur liri të plotë”.
Alina jeton në Miami, por do të shkojë në Kolumbi për të ndjekur xhirimet. Për revistën "CiberCuba" ajo tha se ka besim të plotë tek prodhuesit e filmit, se do ta prezantojnë Kubën si duhet. Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, filmi do të shfaqet në kinema në fillim të 2023, pikërisht 30 vjet pas arratisjes së Alinas nga Havana.
Krahas filmit artistik do të prodhohet edhe një film dokumentar me titull "E bija e revolucionit”, i cili nuk ka në fokus vetëm vendet e xhirimit të filmit artistik "Alina of Cuba", por tregon edhe historinë e Kubës, sipas këndvështrimit të Alinas./DW
Të fundit


Paloka ironizon Ramën pas takimit me kryebashkiakët: Kujdes skllevër! Mreti ju vëzhgon
11 Korrik 2025, 11:42

Misteri i vrasjes së Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit
11 Korrik 2025, 11:25

Zjarret në vend, 4 vatra zjarri ende aktive, si paraqitet situata
11 Korrik 2025, 10:56
Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj
11 Korrik 2025, 10:49
Media gjermane: Aeroporti i Vlorës 'vret' një nga ligatinat më të mëdha të Evropës!
11 Korrik 2025, 10:37

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
11 Korrik 2025, 10:14
I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Durrës
11 Korrik 2025, 10:03
Pas shkarkimeve, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët
11 Korrik 2025, 09:42


Haxhi Qamil Rama dhe drejtorët e Bashkive!
11 Korrik 2025, 09:21
30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01