Flash News

POLITIKOFF

Alketa Vejsiu pyetet për DWTS në Top Channel dhe ironizon: I kam prezantuar të dyja formatet, i quaj të dyja bebet e mia

Alketa Vejsiu pyetet për DWTS në Top Channel dhe ironizon: I kam

Sezoni i ri në Shqipëri rikthen dy programe kërcimi por në ekrane të ndryshme.

“Dance With Me” në Tv Klan dhe për herë të parë në Top Channel do të transmetohet “Dancing with The Stars”, i cili më parë jepej në Vizion Plus.

Prezantuesja e formatit “Dance With Me”, Alketa Vejsiu u pyet së fundmi nga Prive sa i përket faktit se si ndihet me konkurrencën e dy televizioneve me dy formate të ngjashme.

Ajo nënvizoi se kushdo që bën punë të mirë duartrokitet po ashtu bëri dhe një ironi për “Dancing With The Stars”. Alketa tha ky është format që e ka bërë vetë në fillim dhe e ndjen të sajin, duke rikujtuar kohën kur e moderonte saktësisht “Dancing-un” në sezonin e tij të parë në Vizion Plus.

Në një formë ose tjetrën, Alketa ka një “dorë” në këtë format që vjen për të parën herë nën autorësinë e motrave Hoxha në Top Channel në vjeshtë. 

Të fundit