Flash News

POLITIKOFF

Alketa vjen me "Love Story 2", por me ndryshime

Alketa vjen me "Love Story 2", por me ndryshime

Sezoni i ri televiziv nis me ndryshime por dhe me sezone të reja të programeve që kanë qenë në transmetim dhe më parë. Një rej tyre është ai i "Love Story" i cili këtë vit vjen në sezonin e tij të dytë.

Me disa momente nga studiot e “Love Story”, Alketa Vejsiu ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet me këtë format në ekranin e “Tv Klan”. Moderatorja ka zbuluar edhe një risi, duke pohuar se “Love story” do të vijë edhe si emision i përditshëm.

“Këtë vit edhe me Daily Love Story. Çdo ditë në ekran”, ka shkruar ajo.

Nëse deri vitin e kaluar, kur ishte dhe hera e parë që Vejsiu dhe Grabocka sillnin këtë patentë në ekranin e “Tv Klan”, kishte vetëm një djalë për të cilin luftonin të gjitha vajzat pjesëmarrëse, këtë vit do të ketë edhe një vajzë, dashurinë e së cilës do duhet ta fitojë një prej djemve në garë.

Alketa vjen me "Love Story 2", por me ndryshimeAlketa vjen me "Love Story 2", por me ndryshimeAlketa vjen me "Love Story 2", por me ndryshime

Të fundit