Flash News

POLITIKOFF

Almeda dhe Tolgahan tregojnë ankesat për njëri-tjetrin në emision: Shqiptarët janë kokëfortë

Almeda dhe Tolgahan tregojnë ankesat për njëri-tjetrin në

Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysman kanë qenë të ftuar në një emision turk ku kanë treguar për detaje shumë interesante rreth familjes së tyre.

Në këtë intervistë nuk kishte si të mungonte dhe prejardhja e Almeda Abazit dhe të mos flitej për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Thonë se shqiptarët janë shumë kokëfortë”, i tha prezantuesja Almedës, e ndërssa Tolgahan i cili duket se ishte shumë dakord me prezantuese, duke qeshur tha me ironi: “Jooo, fare!”

“Edhe ti je kokëfortë”, ia ktheu Almeda. “Po zemër, edhe unë shqiptar jam, s’thashë gjë”, i tha Tolga me të qeshur. Tolgahan tregoi po ashtu se Almeda është shumë kokëfortë dhe është shumë e vështirë për ta bindur për diçka.

Një tjetër detaj interesant gjatë emisionit ishte kur i vogli Efehan i kërkoi Almedës këngën “Qengji i vogël” dhe bukuroshja shqiptare ja vendos menjëherë.

Almeda Abazi është shtatzënë për herë të dytë dhe ajo me Tolgahan do të bëhen prindër të një vajze, për të cilin kanë menduar emrin Alina.

Të fundit