Flash News

POLITIKOFF

Alpinistja shqiptare denoncon me video sulmin seksual ndaj saj: Jam në gjendje të rëndë emocionale

Alpinistja shqiptare denoncon me video sulmin seksual ndaj saj: Jam në

Alpinistja e njohur Mrika Nikqi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

Alpinistja shqiptare denoncon me video sulmin seksual ndaj saj: Jam në

Nikqi ka treguar përmes postimit se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

Alpinistja që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

Postimi i plotë i saj:

Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

Të fundit