Flash News

POLITIKOFF

Altin Basha dhe Xhemi Shehu rikthehen në Top Channel, Salsano tregon për projektin e ri

Altin Basha dhe Xhemi Shehu rikthehen në Top Channel, Salsano tregon

Moderatori dhe aktori i njohur i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Goca dhe Gra në Top Channel.

Armina Mevlani, e pyeti Salsanin nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut në Top Channel. Ndërsa hezitoi disi, Salsano ‘u dorëzua’ duke zbuluar projektin më të ri që do të vijë në Top Channel.

Moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krah të Salsano Rrapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni, ndërsa tregoi se do të rikthehet dhe Altin Basha, i cili u largua nga Topi me polemika. Basha do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.

“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.

Të fundit