Flash News

POLITIKOFF

Amber Heard pretendon se roli i saj në "Aquaman 2" është shkurtuar ndjeshëm pas akuzave të Johnny Depp

Amber Heard pretendon se roli i saj në "Aquaman 2"

Amber Heard pretendoi në gjykatë të hënën se roli i saj në vazhdimin e "Aquaman 2 u reduktua mes akuzave për abuzim të ndërsjellë mes saj dhe ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Në gjyqin e shpifjes prej 50 milionë dollarësh – të cilin Depp e ndoqi pasi Heard pretendoi se ishte viktimë e abuzimit në familje në një shkrim të Washington Post – Heard tha se ajo “luftoi shumë për të qëndruar në film” por Warner Bros “nuk donte ta përfshinte në film” si personazhi "Princeshë Mera". Si rezultat, ajo mbeti me një "version shumë të zbutur".

Amber Heard pretendon se roli i saj në "Aquaman 2"

“Më dhanë një skenar dhe më pas më dhanë versione të reja të skenarit që kishin hequr skena ku unë isha e pranishme, që përshkruanin personazhin tim dhe një personazh tjetër,"- tha Heard, për Variety.

Heard tha - pavarësisht kohës së shkurtër në ekran - ajo fitoi 2 milionë dollarë për rolin. Ndërsa ajo kishte "planifikuar në mënyrë aktive kohën për xhirimet", sapo ekipi i Depp e quajti atë gënjeshtare, ajo thotë se gjërat u ngadalësuan.

Një peticion i fansave të Johnny Depp që qarkullon në internet bën thirrje që Amber Heard të hiqet plotësisht nga filmi dhe tani ky peticion ka mbi 4.2 milionë nënshkrime.

Të fundit