Flash News

POLITIKOFF

Andrew Tate tentoi të tallej me Greta Thunberg por aktivistja sapo "e mundi" në Twitter duke i dhënë një mësim

Andrew Tate tentoi të tallej me Greta Thunberg por aktivistja sapo "e

Andrew Tate, një mizogjen i njohur dhe provokator i krahut të djathtë - i cili kundërshton lëvizjen #MeToo dhe thotë(ndër të tjera) se gratë janë pronë e burrave dhe nuk duhet të ngasin makinën - vendosi të merret në Tëitter me Greta Thunberg, aktivisten e njohur 19-vjeçare për klimen dhe çështjet mjedisore.

"Unë kam 33 makina," shkroi Tate në Tëitter. "Të lutem më jep adresën e emailit që të mund të dërgoj një listë të plotë të koleksionit të makinave të mia dhe emetimeve të tyre të mëdha përkatëse."

Ende nuk kuptohet se si një burrë 36-vjeçar postoi për një adoleshente se sa makina zotëron dhe për sa emetim karboni është përgjegjës?

Por ajo që dimë është përgjigja e Thunberg. "Po, të lutem" shkroi ajo në Tëitter. "Më dërgo email në [email protected]".

*Kujtojmë se Greta u bë kryefjalë kur mori një vit pushim nga shkolla për të udhëtuar nëpër botë dhe për të takuar ekspertë kryesorë të klimës.

Të fundit