Flash News

POLITIKOFF

Angela Martini tregon arsyen pse zgjodhi të sillte në jetë djalin e saj përmes një nëne surrogate

Angela Martini tregon arsyen pse zgjodhi të sillte në jetë djalin

Angela Martini është bërë nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj Dragos Savulescu. Syshja kanë vendosur të bëhen prindër të një djali përmes një nënë surrogate.

Këtë lajm e dha vetë Angela, në dhjetor kur tha se djali i saj, Kyree kishte ardhur në këtë botë nëpërmjet një nëne surrogate. Në një intervistë të fundit për gazetën zviceriane “Blick”, modelja ka dhënë më tepër detaje lidhur me lindjen e saj.

“Jam ndjerë e përmbushur dhe më ka lindur nevoja të jap më shumë dashuri se më parë. Kur lindi im bir, menjëherë ndjeva atë që më nevojitej. Ndjej këtë lidhje kaq të thellë saqë e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë,"- tha Angela për "Blick".

Modelja tregoi edhe për vendimin për ta sjellë në jetë fëmijën përmes një nëne surrogate. Ajo u shpreh se me anë të kësaj metode mund të zgjidhnin seksin e fëmijës dhe e gjithë procedura u bë me qëllimin që të parandalonin alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Përsa i përket zgjerimit të familjes, ajo shprehet e hapur për të pasur edhe më shumë fëmijë të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ???????? (@angela_martini)

Të fundit