Flash News

POLITIKOFF

Anglia në izolim total, Princi William dhe Kate Middleton thyejnë rregullat anti-Covid

Anglia në izolim total, Princi William dhe Kate Middleton thyejnë

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, William dhe Kate Middleton kanë thyer rregullat anti-Covid.

Anglia në izolim total, Princi William dhe Kate Middleton thyejnë

Edhe pse Anglia po përballet me karantinën e dytë, një mbyllje totale. Thuhet se William dhe Kate, së bashku me fëmijët e tyre Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis janë bërë bashkë me xhaxhain e princit, gruan e tij Sophie dhe fëmijët e tyre Lady Louise Ëindsor dhe James Viscount Severn.

Anglia në izolim total, Princi William dhe Kate Middleton thyejnë

Familjet kanë dalë për një shëtitje në një pyll Krishtlindjesh, në rezidencën e Mbretëreshës në Norfolk, të dielën në mbrëmje. Megjithëse u munduan të mbanin distancën, ishte një grup prej 9 vetash.

Rezidenca Norfolk përfshihet në zonën e rregullave të nivelit të dytë, që do të thotë se vetëm gjashtë persona - përfshirë fëmijët - mund të takohen në ambiente të jashtme nëse nuk janë nga e njëjta familje.

Anglia në izolim total, Princi William dhe Kate Middleton thyejnë

Një person që ka kaluar në pyll dhe i ka fotografuar ka thënë për Daily Mail:

“Për mendimin tim, ata po shkelnin qartë rregullat e Covidit, sepse ishin nëntë persona nga dy familje të veçanta. Pa dyshim që të gjithë po kalonin një mbrëmje argëtuese. Mund të thuash që të rinjtë mbretërorë po kalonin shumë mirë. Por nuk mund të mos mendoja se ishte një rregull për ta dhe një tjetër për ne të tjerët. Ishte me të vërtetë mjaft e qartë.”

Anglia në izolim total, Princi William dhe Kate Middleton thyejnë

Mbrëmjen e kaluar, burimet mbretërore thanë se çdo kontakt ishte i paqëllimtë.

Të fundit