Flash News

POLITIKOFF

Anna Lika konfirmon romancën me ish-banorin e BBV? Detaji që i nxori zbuluar

Anna Lika konfirmon romancën me ish-banorin e BBV? Detaji që i nxori

Ish konkurenti i Big Brother VIP, Bjordi Mezini foli pak për jetën e tij sentimenale gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Asokohe ai përshëndeti të dashurën për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre, e cila në fakt ishte macja e tyre, Amman.

 Kaq mjaftoi që të zbulohej edhe identiteti i vajzës që i kishte rrëmbyer zemrën dhe ka qenë pikërisht macja që i ka tradhtuar.

Anna Lika konfirmon romancën me ish-banorin e BBV? Detaji që i nxori

Aktorja Anna Lika ka në rrjetet sociale një foto, ku është së bashku me macen e saj, Amma. Madje edhe vetë Bjordi ka disa foto dhe video në “Instagram” me Amman, macen që shfaqet në foton e Annës.

Anna Lika konfirmon romancën me ish-banorin e BBV? Detaji që i nxori

E së fundmi dyshja duket se i kanë konfirmuar thashethemet pasi, Anna ka publikuar për herë të parë një foto ku shfaqet krahë regjisorit.

“Punë natë e dite që të shohim pakëz dritë”- shkruan Ana krahas fotos, e cila është shkrepur gjatë xhirimeve të serive të reja të serialit “Hot”.

Anna dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”. Anna aty është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit.

Të fundit