Flash News

POLITIKOFF

Antonela tregon se Mario Balotelli e ka ngacmuar në Milano: Çfarë më tha ai

Antonela tregon se Mario Balotelli e ka ngacmuar në Milano:

Antonela Berisha ka qenë dje e ftuar në "E diell" në Top Channel. Përveçse u bë e famshme në "Përputhen", Antonela kishte një eksperiencë dhe në 'Big Brother Vip Albania'.

Dje në "E diell", Antonela tha se ajo është ngacmuar nga futbollisti i njohur Mario Baloteli. Ish-konkurrentja e BBV tha se janë takuar rastësisht në një lokal në Milano dhe ai ishte afruar që ta ngacmonte.

Sipas Antonelës i ka thënë jo futbollistit sepse nuk ishte tipi i saj.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo, i thashë nuk është tipi im”, tha ajo.

Të fundit