Flash News

POLITIKOFF

Anxhela Peristeri shpallet fituese e Fest 59’, “Karma” në Eurosong 2021

Anxhela Peristeri shpallet fituese e Fest 59’, “Karma” në
Anxhela Peristeri

Fituesja e festivalit të 59-t të Radio Televizionit Shqiptar është zgjedhur Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2021. "Karma" me kompozim të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit arriti të bindë jurinë dhe të pozicionohet në vend të parë.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugajt, për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vef këngëtarit dhe kompozim të Edesa Malçit.

Çmimi i tretë iu dha këngëtares  Festina Mejzini për këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Gjatë kësaj mbremje u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe teskt të Florian Zykës.

 

Të fundit