Flash News

POLITIKOFF

Anxhela Persiteri pas eksperiencën në Eurovizion: Mora atë që doja

Anxhela Persiteri pas eksperiencën në Eurovizion: Mora atë

Pavarësisht se mbështetja por edhe bastet online ishin në pritshmëri shumë të larta dhe kënga e saj u pëlqye dhe u përkrah shumë, Anxhela nuk arriti të renditej lart në klasifikim.

Nuk qenë të paktë edhe fansat e Anxhela Peristerit që jo vetëm e mbështetën, e votuan, por edhe i kanë shkruar asaj që të mos mërzitet për rezultatin, sepse gjithçka është politike.

Ndaj për të falënderuar fansat, Anxhela ka bërë një reagim në Instagram teksa shkruan:

"Ju falënderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovizion. Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime. Ishte një super eksperiencë që do e ribëja, pa diskutim, shuuumëëë herë dhe do më mungojë shumë kjo ndjesi dhe ajo skenë. Ju dua shumë. (Inboxi im është plot dhe të më falni që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve). Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem, se është çdo gjë politike, ju siguroj që nuk jam mërzitur fare. E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë meritoj dhe atë që më shumë doja, e mora pa kursim. Dashurinë tuaj. Ju falënderoj që ishit krenarë për mua."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_)

Të fundit