Flash News

POLITIKOFF

Aplikohet ndryshimi i ri në Instagram

Aplikohet ndryshimi i ri në Instagram

Rrjeti social Instagram ka njoftuar se nga tani, limiti kohor i story-ve, i cili ishte 15 sekonda, është zgjeruar në 60. Deri para këtij ndryshimi, videoja e një përdoruesi të kësaj platforme ndahej në disa story, nëse ishte më e gjatë se 15 sekonda.

Kjo e bënte më të vështirë shtimin e videove në story-t e Instagramit si dhe etiketimin e përmendjen e përdoruesve të tjerë. Në fillim të muajit shtator të këtij viti, Instagram gjithashtu publikoi Qendrën Familjare dhe kontrollin prindëror në Indi, ku prindërit dhe kujdestarët mund të marrin materiale dhe metoda monitorimi nga specialistë të lartë në Qendrën Familjare.

Kjo u mundëson atyre të vendosin limite kohore dhe të monitorojnë sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram. Një pjesë e përpjekjeve të Metës për të mbrojtur fëmijët që të përdorin në mënyrë aktive aplikacionet e saj të mediave sociale është shtimi i metodave për kontroll prindëror.

Të fundit