Flash News

POLITIKOFF

Apple prezanton emoji të rinj, në fokus vaksinimim dhe pandeminë

Apple prezanton emoji të rinj, në fokus vaksinimim dhe pandeminë

Apple do të prezantojë 200 emoji të rinj për iPhone dhe iPad, me në fokus të veçantë temën e vaksinimit.

Në azhurnimin tjetër për iOS 14.5 dhe iPadOS 14.5 në fakt do të ketë një sërë ikonash kushtuar një trendi që shpresojmë së shpejti do të ndahet nga ne, ajo e vaksinës Covid-19.

Apple ka vendosur të prezantojë ikona të reja por gjithashtu të përshtatë ato ekzistuese për momentin e veçantë. Për shembull, emoji që përfaqëson një shiringë, i treguar më parë me pika gjaku që derdhen në majë, do të duket më pak frikësues, i mbushur me një lëng të pastër, pa pika.

Emoji-t e reja u miratuan, si gjithmonë, nga Konsorciumi Unicode shtatorin e kaluar. Kjo është organizata që krijon kodin për emojit e ndryshëm të cilët më pas merren nga çdo kompani që i përdor ato, përfshirë Facebook dhe Twitter.

Të fundit