Flash News

POLITIKOFF

Arbana dhe Luana thumbohen në distancë

Arbana dhe Luana thumbohen në distancë

Javën që lamë pas, Luana Vjollca mbylli emisionin "Shiko kush luan", të cilin vetë moderatorja e konsideroi si më sfiduesin dhe më të vështirin. Pas përfundimit të këtij sezoni, Luana ka nisur pushimet jashtë Shqipërisë, ndërkohë, nuk është shkëputur plotësisht pasi nga vendi ku po bën pushimet, moderatorja gjeti kohë të thumbonte Arbana Osmanin.

Arbana ka nisur mbrëmë "Dua të të bëj të lumtur" dhe Luana përfitoi të merrte vëmendje teksa shkruan krahas fotos së postuar:

Gati për spektaklin tim. Kujt i mungon ‘Shiko kush luan’ sonte?

Kjo u pa nga fansat si një thumb për Arbanën, të cilat nuk u mbyllën me kaq.

Poshtë fotove të Luanës, njëra nga punonjëset e stafit ka komentuar: “Ta postojmë promon për sot?”. Dhe në vend që përgjigjen t’ja jepte Luana, ja ka dhënë Arbana.

Postoje” i është përgjigjur Osmani prerë.

Arbana dhe Luana thumbohen në distancë

Dy formatet janë shumë të ndryshme dhe në fakt të dyja moderatoret punojnë në të njëjtin televizion ndaj kjo është parë si mungesë respekti nga ana e Luanës. Dhe të mos harrojmë se në "Shiko kush luan" kryeqendra është Luana, e cila spektaklin e trajton në një mënyrë ku kudo të flitet për të.

Ndërsa "Dua të të bëj të lumtur" i Arbana Osmanit, vë në qendër të ftuarit dhe historitë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Të fundit