Flash News

POLITIKOFF

Arbana ishte fiksuar me këngën e saj jo më kot, këngëtarja pjesë e "Big Brother Vip"

Arbana ishte fiksuar me këngën e saj jo më kot,

Faqja zyrtare e "Big Brother Vip Albania" në Instagram ka zbuluar një tjetër konkurrent - asht siç është paralajmëruar që do të zbulohen të gjithë VIP-at një e nga një.

Megjithëse nuk japin as emër dhe as fytyrën e plotë, shpesh herë, fansat dhe ndjekësit e faqes ia qëllojnë duke i gjetur personazhet - edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Sot është publikuar një tjetër konkurrent, sërish vajzë dhe duket me kurriz dhe shumë pak në profil.

Nga profili dhe flokët me balluke por edhe eleganca në video duket që është Semi Jaupaj. Fansat e këtij programi që ende nuk ka filluar, kanë shkuar deri aty sa kanë kontrolluar dhe nishanin tek qafa e Semit, duke bërë lidhjen dhe konfirmuar se është ajo.

Kujtojmë se me pjesëmarrjen e Semit në "Kënga Magjike" këtë vit me këngën "Jetike", Arbana u 'fiksua' dhe e postonte vazhdimisht. Kjo mbase mund të ketë qenë dhe "shkëndija" e parë për të propozuar emrin e Semit si konkurrente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Albania VIP (@bigbrotheralb.vip)

Të fundit