Flash News

POLITIKOFF

Arbana ngre dyshimet se Blerim Destani është bërë baba në fshehtësi

Arbana ngre dyshimet se Blerim Destani është bërë baba

Arbana Osmani dhe Blerim Destani janë takuar! Kujtojmë se moderatorja është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Arbana nuk harron të ndajë me ndjekësit e saj momente nga jeta e përditshme, siç ka bërë edhe sot, një takim special me aktorin Blerim Destani.

Krahas fotos me aktorin e njohur shqiptar, ajo shkruan se po flasin për filma dhe për fëmijë. Por për fëmijë pse? A nuk është Blerimi beqar?

“Duke folur për filmat….dhe fëmijët”, ka shkruar moderatorja.

Mos ndoshta aktori është bërë baba në fshehtësi? Ai është i rezervuar përsa i përket jetës private, por këto fjalët e Arbanës kanë ngritur dyshime. Pak javë më parë në një intervistë aktori tha se babai i tij kërkon dasmë të madhe prej të birit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Të fundit