All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Arbana Osmani prezanton "skuadrën" me të cilën po bashkëpunon për festivalin e RTSH-së

All - Paragraf - 1

Arbana Osmani prezanton "skuadrën" me të cilën po

Lajmin e shumëpërfolur e konfirmoi Eduart Grishaj pak ditë më parë, megjithatë Arbana publikoi se do të jetë në krye të skuadrës së Festivalit të RTSH-së, bashkë me një skuadër profesionistësh. Në një status të sapopublikuar, Arbana shkruan se bashkë me të do jenë edhe kompozitori Shpëtim Saraçi, Bojken Lako, Eraldo Rexho dhe natyrisht, edhe regjisori Eduart Grishaj. Me këtë të fundit, në fakt, Arbana ka një inat për ekskluzivitetin, meqenëse ishte ai që pak ditë më parë, konfirmoi në një intervistë grupin në krye të RTSH-së.

All - Paragraf - 3

Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi, por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistësh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt.
- Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore të suksesshme për të rinjtë dhe jo vetëm, një nga njerëzit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.
- Shpëtim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikës, legjendë e gjallë e Festivalit të Këngës, një nga njerëzit me virtuozë dhe punëtorë që kam njohur.
- Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdokush tjetër, me energjinë e pashtershme për të punuar pa orar.
Dhe Eduart Grishaj, ai që nxori lajmin para meje ;)

Një falënderim special për drejtuesit e RTSH-së që zgjodhën të besojnë në këtë skuadër, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerëzve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Të fundit