Flash News

POLITIKOFF

Arbana Osmani publikon mesazhin e Ben Blushit si më të bukurin që ka marrë gjatë 2021-shit, por e fshin më pas

Arbana Osmani publikon mesazhin e Ben Blushit si më të bukurin që

Arbana Osmani është padiskutim moderatorja më e përfolur për momentin dhe natyrsht edhe më e vlerësuara dhe sipas kritikëve, ajo e meriton gjithë këtë vëmendje dhe gjithë këto vlerësime që po merr.

Për herë të parë, ajo po prezanton versionin VIP të "Big Brother" dhe ia ka dalë më së miri, duke menaxhuar situata të jashtëzakonshme që i është dashur të përballet në mënyrë të papritur në shumë live në "prime-t" e transmetuara deri më tani.

Në një postim në Instagram, ajo i ka kërkuar ndjekësve t`i bëjnë pyetje për vitin 2021 dhe ajo do përgjigjej me foto.

Një nga pyetjet ishte për mesazhin më të bukur që ka marrë gjatë këtij viti dhe Arbana ka përzgjedhur atë të Ben Blushit.

“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, i cili përkon me datën para spektaklit të “Big Brother VIP Albania”.

“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i është përgjigjur ajo.

“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi.

“Thank you"– i kthen moderatorja

Por më pas, Arbana e ka fshirë këtë screenshot nga llogaria e saj në “Instagram”.

Arbana Osmani publikon mesazhin e Ben Blushit si më të bukurin që

Të fundit