Flash News

POLITIKOFF

Arbana Osmani tregon se "Big Brother Vip 2" do të rikthehet në fund të dhjetorit të këtij viti

Arbana Osmani tregon se "Big Brother Vip 2" do të rikthehet

Pas përfundimit të "Big Brother Vip 2", të shumtë janë fansat dhe ndjekësit e këtij programi që duan të dinë se kur do të rikthehet edicioni i dytë i këtij formati.

Mbrëmë, ish-banorët, produksioni, stafi dhe disa punonjës të TCH por dhe të ftuar specialë kanë festuar për përfundimin e një prej programeve më të ndjekura në historinë e televizionit shqiptar. Ky program ka arritur të thyejë  çdo rekord shikueshmërie.

E pyetur nga gazetarja e "Ftesë në 5", Arbana Osmani, moderatorja e këtij reality-show, ka treguar se kur do të rikthehet BBV2. Dhe kemi një konfirmim nga ana e saj.

"BBV2 do të rikthehet në fund fare fare të dhjetorit", duke nënkuptuar kështu që ndoshta në natën e ndërrimit të viteve. Por ngelet për t`u parë.

Të fundit