Flash News

POLITIKOFF

Arbër Hajdari futet në shtëpinë e BBV dhe jep informacion nga jashtë: Berisha po mundohet t`i marrë partinë Lul Bashës

Arbër Hajdari futet në shtëpinë e BBV dhe jep informacion

Mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, të ftuarit e banorëve kanë qenë dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodnaku. Përkundër gjithë kundërshtive apo dhe mbështetjes e aprovimeve mes tyre gjatë gjithë spektaklit, banorët dje vendosën që të hiqnin 1000 Euro nga çmimi i madh, në mënyrë që të ndanin një darkë me opinionistët.

Të gjithë bashkë e kanë shijuar darkën e përgatitur nga banorët dhe kanë shkëmbyer me nëjri-tjetrin po ashtu shumë dinamika të ndodhura në shtëpi gjatë këtyre katër muajve.

Në një moment, Arbri ka dhënë një informacion nga jashtë - që në fakt nuk e ndikon lojën e banorëve - duke sjell në vëmendje "konfliktin" Berisha-Basha.

“Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?”.

Më pas, Donaldi i është përgjigjur me të qeshur duke thënë se këtë e dinin para se të fillonte BBV: “Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu."

Arbër Hajdari futet në shtëpinë e BBV dhe jep informacion

Të fundit