Flash News

POLITIKOFF

Arbër Hajdari ironizon nismën e bamirësisë që ndërmori Donaldi pasi nuk u shpall fitues i BBV

Arbër Hajdari ironizon nismën e bamirësisë që

Një ditë pas daljes nga shtëpia të “Big Brother VIP Albania”, banori që u rëndit i dyti në këtë garë, aktori i humorit Donald Veshaj, u shpreh me anë të një videoje në rrjete sociale se do shpenzonte vetë 100.000 euro nga paratë e tij për të ndërtuar katër shtëpi për njerëzit në nevojë. Ai ftoi t’i bashkohej kësaj nisme edhe Ilirin, por ai refuzoi duke thënë se ka kush ngre tulla dhe tha se ai bamirësinë e tij do e bëjë në art.

Kjo deklaratë u komentua në mënyrë indirekte mbrëmë në “Post Big Brother”, ku  Arbër Hajdari u duk sikur ironizoi nismën e aktorit.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty,” - është shprehur ai.

Të fundit