Flash News

POLITIKOFF

Arbër Hajdari tregon për fejesën me Vlerën dhe se do të largohet nga fondacioni "Fundjavë Ndryshe"

Arbër Hajdari tregon për fejesën me Vlerën dhe se do të

Arbër Hajdari, i cili njihet në opinionin publik si drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe së fundmi edhe si opinionist i “Big Brother Vip”.

Dje, Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në "Rudina" në Tv Klan dhe ka rrëfyer se ai do të largohet nga fondacioni bamirës që ka krijuar e drejtuar, duke iu futur profesionit të tij në fushën e drejtësisë, për të cilën ka mbaruar edhe studimet.

“Për Drejtësi. Dhe ashtu siç vij nga familja ime, babain, vëllain, ndoshta do mendoj të krijojmë diçka me njëri- tjetrin. Dhe nuk dua të jem gjithmonë, përgjithmonë drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Unë do të jem gjithmonë aty për t’u kujdesur nëse kanë nevojë për mua. Por “Fundjava Ndryshe” së shpejti do të përgatitet të zgjedhë një drejtues apo drejtuese të re”, - ka thënë ai.

Pas zyrtarizimit të lidhjes me Vlera Devollin, vajza e një biznesmeni të njohur nga Kosova, Arbri ka rrëfyer se jeta pas kësaj lidhjeje, ka tjetër vlerë.

“Nuk isha nisur fare, as nuk isha në kërkim të një personi sepse totalisht i angazhuar në ato punët e mia dhe unë që mendoja po të gjej një njeri tani do më marrë më tepër kohë dhe nuk do të merrem dot me punën, por Vlera është një nga gjërat më të bukura që ka ardhur në jetën time dhe ka ardhur në kohën e duhur, është nga ata njerëz që më jep energji, më mbështet në çdo projekt që kam dhe anasjelltas, edhe unë jam një përkrahës i saj. Pra mendoj që jemi një çift i mirë,"- rrëfen ai.

Të fundit