Flash News

POLITIKOFF

Ardit Gjebrea ndërpret intervistën për të telefonuar bashkëshorten

Ardit Gjebrea ndërpret intervistën për të telefonuar

Sot, gjatë emisionit "E diela shqiptare" në Tv Klan, producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea zhvilloi një intervistë me Prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogun dhe bashkëshorten e tij Edin, në rubrikën “Gjysma ime”.

Çifti tregoi për publikun marrëdhënien e tyre të bukur të dashurisë, ndërsa Edi tregoi se mërzitet shpesh kur bashkëshorti i tij Toni i kushton më shumë vëmendje punës sesa familjes.

Por në bisedë e sipër, Gjebrea telefonon bashkëshorten për t`i thënë "të dua".

Pjesë nga intervista:

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet, më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them “po sot?” (qesh).

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon bashkëshorten e tij në telefon).

Anila Gjebrea: Jam tek grimi.

Ardit Gjebrea: Jo thjesht të mora për të të them të dua, kaq, mirupafshim.

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua.

Edi Gogu: E shikon Ardit, me një fjalë!

Ardit Gjebrea: Faleminderit.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, çifti festuan 30-vjetorin e martesës.

 

Të fundit