Flash News

POLITIKOFF

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione të akumuluara me Top Channel, ke gjetur personin e gabuar

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione

Gjuha denigruese e emisioneve televizive kundër artistëve, dhe sidomos së fundmi kundrejt Ronela Hajatit duket se nuk ka të ndalur (duket se dhe politikës  intereson të sfumohen skandalet e vërteta nën emrin e këngëtares).

Ronela ka marrë gjithë dashurinë e Europës, por jo të shqiptarëve të saj, e sidomos atyre që pretendojnë që janë "artistë" apo të studiove televizive që bë fakt në vend që të merren me skandalet e vërteta të vendit tonë, merren "me performancen skandaloze" të saj, term ky shumë i përdorur së fundmi nga kolegët "artistë" të Ronelës.  

Debati mbi Eurovizionin është diskutuar edhe në studion e “Open” në Neës24 nga Eni Vasili së fundmi. Një diskutim që përfundoi me tone mjaft të ashpra mes Robert Aliaj dhe Ardit Çunit, ku ky i fundit la studion për shkak të ofendimeve të vazhdueshme të Aliajt.

Ky i fundit theksoi se të gjitha fitoret në Festivalin e Këngës janë kontestuar, ku tha edhe emrin e Rona Nishliut. Por menjëherë ndërhyri Roberti, i cili tha se Rona është një diva ndërsa këtë vit, sipas tij, Shqipëria pati një paraqitje jo të denjë në Eurovizion.

Pavarësisht se Arditi - një djalë i ri, këngëtar por i cili ka bërë dhe punë të tjera që lidhen po ashtu me muzikën, si menaxhimin e këngëtarëve apo tani që mban rolin e drejtuesit të medias së Shqipërisë në Eurovizion - u mundua të ishte më i qetë, deri në momentin kur Roberti deklaroi me ironinë dhe sarkazmën që e karakterizon dukshëm, se nuk i njeh artistët e kalibrit të Arditit madje e quajti "tr*p" dhe të pa shkolluar. Ky është dhe momenti kur Arditi la studion.

Pavarësisht se Arditi ishte ftuar për të folur për rolin e tij që kishte në Eurovizion, Eni Vasili vazhdimisht e nënçmoi duke i përmendur pjesëmarrjen në Big Brother Vip Albania.

Ndërkohë, pas një reagimi të gjatë që ka bërë dje Arditi, duke iu referuar Robert Aliajt (të cilin mund ta lexoni më poshtë), sot ka bërë një reagim të gjatë dhe për Eni Vasilin, për të cilën këngëtari thotë se moderatorja "duket se ka tensione të akumuluara me Top Channel".

Ja çfarë shkruan Ardit Çuni për Eni Vasilin:

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione

Ardit Çuni kritika të ashpra Eni Vasilit: Nëse ke tensione

Të fundit