Flash News

POLITIKOFF

Arditi bën deklaratën e fortë për Granitin: Ka të dashur jashtë dhe unë e dija që në fillim

Arditi bën deklaratën e fortë për Granitin: Ka të

Dje në qendër të vëmendjes dhe debateve të banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip ka qenë Graniti. Marrëdhënia e tij me Fifin dhe banorët e tjerë ishte gjëja që u diskutua gjithë mbasditen.

Gjatë kësaj përballje Graniti rikujtoi për banorët se është i dashuruar me ish-partneren e tij dhe se çdo ngjarje e ndodhur ka ndodhur për të mos mërzitur Fifin. Pas këtij debati, ka qenë Arditi i cili deklaroi se si pasojë e njohjes së mëparshme të Granitit ka informacione se ai është në një lidhje jashtë shtëpisë dhe që këtë e ka ditur që në fillim.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë, dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera",- tha Arditi.

I pyetur nga banorët se pse nuk ia ka thënë Fifit këtë gjë, ai u përgjigj: 

"Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar."

Të fundit