Flash News

POLITIKOFF

Arditit i del situata jashtë kontrollit në emision, hera e parë që i ndodh në 9 vite

Arditit i del situata jashtë kontrollit në emision, hera e parë

Ardit Gjebrea është një një figurat më të dashura publike dhe prej vitesh tashmë shumë shqiptarë kalojnë të dielën duke parë "E diela shqiptare".

Mirëpo, dje si kurrë më parë atij i ka dalë situata nga kontrolli në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku ishin të ftuar dy zotërinj që kishin probleme pronësie. Njëri prej tyre, Hairiu e ka bërë Arditin të qeshë me të madhe për shkak të mënyrës si fliste dhe çfarë thoshte. Moderatorit nuk i kishte ndodhur diçka e tillë në 9 vite drejtim të emisionit të tij, ndaj u detyrua të kërkonte edhe falje tek publiku.

Arditit i del situata jashtë kontrollit në emision, hera e parë

Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia”, tha Hairiu ndërsa Arditi ja plasi të qeshurës.

Po hallet e tij kush i lan?”, iu drejtua Eni Çobani.

Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë”, u përgjigj Hairiu duke shkaktuar sërish të qeshura në studio.

Më pas Arditi u detyrua të ndërpriste programin për publicitet dhe i kërkoi falje teleshikuesve.

Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë. Nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë”, u shpreh Arditi pas situatës.

Ditari politik

Të fundit