Flash News

POLITIKOFF

Argjira për bregdetin shqiptar: Më rritën çmimin 200 euro më shumë vetëm se jam nga Kosova

Argjira për bregdetin shqiptar: Më rritën çmimin 200 euro

Çmimet në bregdetin jugor të Shqipërisë janë një tematikë mjaft shqetësuese për pushuesit shqiptarë dhe jo vetëm, në raport me shërbimin. Ky shqetësim është akoma më i madh për pushuesit nga Kosova, për të cilët çmimet janë preferenciale.

Në lidhje me këtë çështje foli edhe moderatorja e njohur Argjira Spanca, e cila tregoi një histori personale në "Trotuar" në "E diell" duke pretenduar së çmimi iu rrit vetëm pse ishte nga Kosova.

"Miqtë e mi në Kosovë ankohen vazhdimisht për turizmin në Shqipëri. Para disa ditëve po rezervoja një hotel në jug për disa miq të mi nga Kosova, më nisën linkun e “booking” ku ishte X çmimi dhe kur i telefonoj në telefon më rrit çmimin për 200 euro më shumë vetëm pse më dëgjoi akcentin nga Kosova”, u shpreh ajo.

Të fundit