Flash News

POLITIKOFF

Arjan Konomi mesazh publik për Bora Zemanin: Vajza dinjitoze dhe të forta si ti vështirë të gjesh. Mos ndrysho për askënd!

Arjan Konomi mesazh publik për Bora Zemanin: Vajza dinjitoze dhe të

Arjan Konomi ka dalë hapur në mbështetje të Bora Zemanit dhe ka bërë disa reagime të nënkuptuara për Donaldin.

Përveç komplimenteve që i ka bërë gjatë transmetimit të ‘Për’puthen, Arjani, përmes një fotoje të publikuar në Instagram, thotë se është shumë e vështirë të gjesh vajza dinjitoze dhe të forta si Bora dhe i këshillon të mos ndryshojë për askënd.

"Vajza të bukura, të suksesshme dhe prezantuese të famshme televizive ka plot sot, por fisnike, të përulura, dinjitoze, me ndjeshmëri të lartë, por edhe të forta si ty, vështirë të ndeshësh! Mos ndrysho për askënd dhe asgjë!"- shkruan Arjani.

Arjan Konomi mesazh publik për Bora Zemanin: Vajza dinjitoze dhe të

Ndërkohë përmes një videoje në Instastory dje, mendohet se ai ka thënë një mesazh të nënkuptuar për Donaldin.

“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë,apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë,” - tha ndër të tjera Arjani në këtë video.

Të fundit