Flash News

POLITIKOFF

Arjan Konomi përlotet në reagimin publik për trekëndëshin Andi-Tea-Beart 

Arjan Konomi përlotet në reagimin

Përputhen” është një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri dhe ndër më të klikuarit në Youtrube – duke thyer kështu çdo rekord shikueshmërie. 

Të dielën që lamë pas Andi dhe Tea – dy nga konkurrentët më të dashur për publikun dolën nga ky program të përputhur me pretekstin që donin të njiheshin larg kamerave. 

Mirëpo vetëm para dy ditësh, dolën fotot e Teas me një tjetër ish-konkurrent, Beartin, me të cilin po putheshin teksa po shijonin një nga fundjavat me borë në Bogë. 

Kjo është një nga ngjarjet më të diskutuar këto dy ditë në rrjet dhe mediat online dhe një reagim publik ka ardhur dhe nga opinionistin i programit Arjan Konomi, i cili është përlotur teksa ka mohuar se ishte në dijeni të një situate të tillë. 

“Unë nuk kam pasur as dijeninë më të vogël, as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im”, është shprehur Konomi. 

Të fundit