Flash News

POLITIKOFF

Arjola Demiraj flet për ish-bashkëshortin, tregon se i kërkoi të jenë miq prej fëmijëve por nuk pranoi

Arjola Demiraj flet për ish-bashkëshortin, tregon se i kërkoi

Arjola Demiri ka qenë mbrëmë e ftuar në  “Goca dhe Gra” ku siç pritej, ajo do fliste për rrugëtimin e saj në "Big Brother VIP". Por veç kësaj, Arjola po ashtu foli dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Aktorja tregoi se pas daljes nga BBV se nuk ka pasur kontakte me ish bashkëshortin. Madje edhe pse i ka kërkuar që të jenë miq për hir të fëmijëve, kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e atij. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për t’u fokusuar te familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje. Unë nga kjo eksperiencë pas divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.

Të fundit