Flash News

POLITIKOFF

Arjola Demiri flet për projektet e reja dhe për BBV: Më pyesin vetëm për shtëpinë, as nuk përshëndesin

Arjola Demiri flet për projektet e reja dhe për BBV: Më pyesin

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer jetën e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, ku qëndroi për disa muaj. Aktorja mori dhuratë nga Top Channel një shtëpi pak para finales së madhe, dëshirë që e kishte shprehur gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme.

E ftuar sot në "Wake Up", ajo është shprehur se njerëzit kanë më shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, gjë që i është kthyer në bezdisje.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? M’u shndërrua në problem dhe bezdisje,"- u shpreh aktorja.

Aktorja tregoi se i është plotësuar ëndrra që kishte për të prezantuar një emision.

“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një Tv të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”.

Për jetë personale, Arjola tha se është në pritje të një mashkulli ideal, por në të vërtetë nuk është gati, për shkak të moshës delikate të fëmijëve të saj.

“Jam në pritjen time të vij një mashkull ideal, por nuk ka ardhur princi kaltër. Prej vërteti, nuk jam gati sinqerisht. Nëse do e ndjeja dhe do ishte personi duhur, por fëmijët janë në moshë delikate. Ta kalojnë fazën e adoleshencës”, tha Arjola.

Të fundit