Flash News

POLITIKOFF

Arjola e zhgënjyer nga Fifi: Nuk e kuptoj dashurinë e madhe që i ka lindur për Donaldin

Arjola e zhgënjyer nga Fifi: Nuk e kuptoj dashurinë e madhe që i

Mbrëmjen e së martës në shtëpinë e BBV ka hyrë këngëtarja Fifi, e cila ishte për të surprizuar Monikën. Por më pas, ajo kërkoi të takojë dhe banorët e tjerë dhe ajo i takoi të gjithë, por me Donaldin ishte më ndryshe. Qëndroi më gjatë me të dhe u mundua t’i jepte informacione, duke i treguar se si të luajë.  

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer as fansave jashtë - të cilët e kanë vërejtur se Donaldi herë pas here ka marrë informacione jashtë nga njerëz të ndryshëm - dhe as banorëve brenda. Dhe një ndër ta që ka shprehur pakënaqësitë hapur ështe Arjola. 

E gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur. Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira. 

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.” 

Të fundit