Flash News

POLITIKOFF

Arjola Shehu flet për herë të parë për partnerin, tregon planet për të krijuar familje

Arjola Shehu flet për herë të parë për partnerin,

Moderatorja Arjola Shehu njihet si një personazh shumë hermetik. Gjithsesi, sot ajo për herë të parë ka hapur zemrën dhe ka pranuar se është e dashuruar. E ftuar në “Se luan Topi”,në TCH ajo tregoi se ka plane për të krijuar familje e për t’u bërë nënë mirëpo pranon se tani nuk është momenti i duhur.

Megjithatë ajo nuk ndau asnjë detaji për personin që i ka marrë zemrën duke u shprehur se ka vendosur mos ta bëjë publik.

”Po jam e dashuruar. Nuk e kam bërë publik dhe nuk do e bëj. Është një raport në të cilin unë ndihem mirë.”

Nuk dihet nëse ajo do ndryshojë mendje në ditët në vijim e do e ndajë edhe me publikun portretin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

Të fundit