Flash News

POLITIKOFF

Arjolës i plotësohet dëshira, së shpejti moderatore në një emision që rikthehet në ekran

Arjolës i plotësohet dëshira, së shpejti moderatore në

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip, Arjola Demiri shprehu dëshirën e saj të madhe që të ishte moderatore në "Portokalli". Duket se kjo dëshirë i është plotësuar në një formë tjetër. Jo në "Portokalli" por Arjola do të moderojë një emision tjetër. .

E ftuar këtë të dielë në “N’majë t’gjuhës”, Arjola dhe Xheri na zbuluan se programi “Ndali dritat”, të cilin e ka drejtuar më herët, do të rikthehet sërish shumë shpejt.

“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës”, u shpreh Arjola. Xheri zbuloi se studio e emisionit po përgatitej dhe se po realizohej diçka shumë moderne që do t’i japë shumë kënaqësi publikut.

Të fundit