Flash News

POLITIKOFF

Armina Mevlani flet për marrëdhënien e saj me vjehrrën Liri Berisha

Armina Mevlani flet për marrëdhënien e saj me vjehrrën Liri

Blogeren e njohur shqiptare, Armina Mevlanin po e shoshim së fundmi në rolin e moderatores në emisionin “Goca e Gra” në Top Channel. 

Armina ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” dhe ka folur dhe për jetën private, duke rrëfyer disa të pathëna, si marrëdhënia e saj me vjehrrën, Liri Berisha.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë. Me të ndaj gjëra njësoj si me mamin tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar [partnerin],” -tha Armina.

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin dhe tregoi se me cilin nga prindërit ai ngjan më shumë.

“Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, ngjan edhe më të atin, por mirë do të ishte të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga ai. [Tek i ati i Zenit] Më pëlqen shumë vendosmëria, ka një karakter të fortë, qëndron te parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, u shpreh ajo.



Të fundit