Flash News

POLITIKOFF

Armina Mevlani nuk e priti aspak mirë komentin që "i bën gjërat për klikime"

Armina Mevlani nuk e priti aspak mirë komentin që "i bën

Armina Mevlani i ka dhënë shumë përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj në një "ask me" në profilin e saj në Instagram.

Në mesin e shumë pyetjeve dhe komenteve të tjera ka qenë një koment i tillë:

“Më vjen si kur i bën gjërat për fasadë, për shfaqje, për klikime, për me qenë e shikuar, shumë jetë boshe”.

Dhe blogerja nuk e ka [ritur mirë këtë koment, të cilit i është përgjigjur menjëherë.

“Nuk kam asnjë interes të bëj asgjë për klikime, përkundrazi jam shumë spontane në gjërat që nxjerr sepse jam dhe kam qenë gjithmonë natyrë e lirë. Me pak fjalë s’më ka interesuar kurrë çka mendojnë të tjerët, përveç atyre që dua,"- ka shkruar Armina.

“Jeta ime jo që nuk është boshe, por e kam të mbushur me dashuri nga familja, shoqëria ime prej vitesh dhe i fejuari im dhe kafshët e mia.  Kam një punë që kam ëndërruar dhe kam punuar në modë që 18 vjeç. Kjo është diçka që e kam kultivuar edhe vetë sigurisht, por ndihem një femër me fat dhe falenderuese në pafundësi për këtë jetë sepse jam e lumtur,” - përfundoi blogerja.

Armina Mevlani nuk e priti aspak mirë komentin që "i bën

Të fundit